E rëndë në Greqi! Shqiptari vret me armë të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Nea Smyrni të Athinës, ku një burrë shqiptar dyshohet se ka vrarë me armë një 45-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare, dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Dy trupat e pajetë u gjetën në hyrjen e një pallati në rrugën “Grigoriou Kydonion 3”. Sipas të dhënave të deritanishme të autoriteteve greke, burri dyshohet se i kishte zënë pritë 45-vjeçares. Kur ajo mbërriti pranë pallatit, ai e qëlloi disa herë me armë duke e lënë të vdekur dhe më pas qëlloi veten në kokë.
45-vjeçarja u gjet me plagë nga arma e zjarrit në trup dhe në fytyrë, ndërsa burri kishte një plagë në kokë. Pranë trupit të tij policia gjeti armën, duke përforcuar dyshimet se pas vrasjes së gruas ai kreu vetëvrasje.
“Fqinja tha se në të gdhirë dëgjoi të shtënat. Unë kam këtu shtëpinë e prindërve dhe dëgjova tri të shtëna rreth orës 05:30 të mëngjesit”, tha ajo.
Ajo tha se nuk kishte dëgjuar ndonjë automjet dhe nuk kishte vënë re lëvizje të tjera të dyshimta.