DETAJE/ 20-vjeçari ishte në festën me Dj francez, ja si nisi sherri me Sokrat Vatën, dyshohet se shkak u bë një vajzë

Miguel Mendes, 20-vjeçari francez që u vra mëngjesin e sotëm me thikë nga truproja i ‘Principotes’ kishte marrë pjesë në një festë që organizohej në këtë beach bar nën ritmet e një Dj të njohur francez.
Sipas burimeve i riu ishte në shoqërinë e disa miqve francez, kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë.
Autori 29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, aty ku ishte fshehur në bagazhin e një makine e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër.
Autori i dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge e kishte goditur 20-vjeçari disa herë me thikë në shpinë dhe në kraharor dhe vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.
Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi te hoteli përkatës.