Shkodra, vatra e dytë e koronavirusit në Shqipëri, flet mjeku Beci: Kemi mbyllur tre vatra, jemi drejt përfundimit të situatës

Astrit Beci, drejtori rajonal i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër shprehet se situata në këtë qytet është në përmirësim dhe drejt përfundimit pasi janë mbyllur tre vatrat e para.
Duke folur në Report TV, mjkeu Beci ka thënë se vatra e Kirasit, Vau i Dejës dhe Draçini janë mbyllur tashmë.
Vatra e Kirasit, Vau i Dejës dhe Draçini është mbyllur si situatë, ndërsa edhe në lagjen Dobraç situata është drejt përfundimit. Ekipi mjekësor është shprehur qartë për vdekjen e dy pacientëve dhe asaj është versioni që duhet të besojmë. Si vdekje në Shkodër me COVID kemi vetëm një rast. Numri i tamponëve të bëra në Shkodër është 600 deri në këto çaste. Numri i të infektuarve sot është 99 dhe urojë që ta kalojmë sa më lehtë situatën dhe me sa më pak komplikacione”, tha Beci.