Vijojnë ditët e nxehta/ Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era me drejtim nga drejtimi i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Elbasani dhe Berati pritet të jenë qytetet ku temometri pritet të arrijë temperaturat më të larta.

Parashikohet që temperaturat maksimale për ditën e nesërme të arrijnë deri në 41 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 18 gradë celcius.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT