Norvegjia në ALARM/ Vendos ushtrinë në gatishmëri të lartë: Jemi gati për një sulm nga…

Norvegjia do të vendosë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë nga dita e nesërme, duke i paraprirë një sulmi të mundshëm nga ushtria ruse.
Kryeministri Jonas Gahr Stoere deklaroi se siguria në vend po rritet në përgjigje të luftës në Ukrainë dhe po ashtu, për të qenë të përgatitur në rast se Vladimir Putin vendos të zgjerojë luftën e tij.
“Kjo është situata më e rëndë e sigurisë në disa dekada. Nuk ka tregues se Rusia po zgjeron luftën e saj në shtetet e tjera, por rritja e tensioneve na bën ne më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave ndikuese”, tha sot kryeministri, Jonas Gahr Stoere.
‘Forcat e armatosura norvegjeze do të kalojnë më shumë kohë në detyra operacionale sesa në stërvitje, dhe Garda e Brendshme, që është një forcë e mobilizimit të shpejtë, do të ketë rol më aktiv’, tha ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram.
Ndërkaq, forcat e armatosura norvegjeze kanë anuluar stërvitjet me Shtetet e Bashkuara me avionët luftarakë F35, duke preferuar që këta avionë të mbeten në Norvegji.