Ju skadoi afati i pasaportave dhe ID-ve? Gati drafti për shtyrjen e vlefshmërisë deri në përfundim të Covid-19

Ministria e Brendshme është duke përfunduar draftin për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për kartat e identitetit të skaduara, që u ka mbaruar afati në këtë periudhë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Afati i kartave të skaduara pritet të shtyhet deri në përfundim të emergjencës nga COVID-19.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh nuk mund të marrin dot shërbime këto ditë pasi ID-të e tyre kanë skaduar. Po ashtu as mund t’i rinovojnë pasi në planin e masave zyrat e ALEAT për karta e pasaporta janë mbyllur.

Sipas Report Tv, afati i parashikuar nga Ministria e Brendshme mund të jetë 3 ose 6 muaj.

Vendimi pritet të merret nga qeveria pas propozimit të Ministrisë së Brendshme.

Lajmin për këtë nismë e dha kryeministri Edi Rama në datë 12 mars, në nisje të masave të forta kundër koronavirusit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT