Shembet ura në Zagori, monumentin 200 vjeçar e merr lumi, arkitekti: Autoritetet nuk reaguan

Ura historike e Hoshtevës në Zagori ështës hembur dhe nuk ka mbetur asgje nga bukuria e saj dhe nga vlerat e saj te trashgimosë kulturore. Në kushtet e një moti me shi të rrëmbyeshëm banorët e zonës janë bërë dëshmitarë të shembjes së urës mbi 200 vjeçare të fshatit të tyre,monument kulture.” Nje lajm teper i hidhur nga Zagoria! Ura historike e gurte e Hoshteves rrezohet! Shkruan në faqen e tij në facebook Dr, Besnik Aliaj. Sipas arklitetektit dhe urbanistit eshtë kërkuar para një muaji që të ndërhyet me emergjencë për të forcuar bazamentin, më pas të bëhej rikonstruksioni. Nga pervoja ime dhe eksperteve shirat e rradhës do ishin fatale!Por per fat të keq qeveria vendore, rajonale dhe qendrore me injoruan! Dikush fatkeqesisht mendoi se e bera per politike! Nderkohe Ministria e linjes dhe ekspertet rajonale te saj cuditerisht dhanë garanci se ura nuk ka shans të shembet! Por sot ura me vlera historike dhe praktike nuk ekziston më!Do të doja të kisha qenë unë gabim! Por fakti sot është kokëfortë dhe i hidhur! Ura nuk është më! Historia dhe trashegimia jonë lokale e kombetare ka një pasuri të çmuar më pak! Ky është mallkim që vjen nga kllapia e shoqerisë dhe mos-vemendja totale e autoriteve! Nuk kam fjalë të shpreh trishtimin dhe protesten!, shkruan akritetekti i njohuir i cili ka postuar edhe foto para se ura të shembej dhe pasi uren e ka marrë me vete uji. /ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT