Flamuri amerikan, Meta i përgjigjet ambasadores Kim: U habita që…

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila shprehu habinë për flamurin amerikan në manifestimin e Metës.
I ftuar në studion e Çim Pekës në Syri TV, Meta tha se nuk ka parë asnjë lajm pasi e gjithë vëmendja e tij ka qenë tek manifestimi.
“Nuk e di se për çfarë deklarate bëhet fjalë, se nuk kam pasur kohë të ndjek se kam pasur në selinë e presidencës shumë personalitete që ndoqën këtë manifestim. Siç ishte Ledio Binako që la punën e tij për të dhënë mesazhin e tij. Po kështu edhe shumë shqiptaro-amerikan me flamurin amerikan. S’kam pas kohë të merrem me asnjë lajm. Kam zero koment për këtë deklaratë. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-ameriakanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë” , u shpreh Meta.