SHBA: Së shpejti një strukturë e re e NATOS-s në Kuçovë

Së shpejti do të ngrihet një strukturë e re e NATOS-s në Kuçovë.

Lajmin e ka dhënë ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila thotë se SHBA është krenare të jetë aleate me Shqipërinë.

“Në 11 vitet që kur Shqipëria u bë aleate e NATO-s, forcat amerikane dhe shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot sëbashku në Afganistan, Irak, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti do të ketë një strukturë të NATO-s në Kuçovë. SHBA është krenare të jetë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja.

Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në datën 1 prill të vitit 2009, dhe prej asaj dite forcat tona ushtarake kanë marrë pjesë në disa misione paqeruajtëse.

Capture_copy_copy.PNG

Back to top button
LAJMET E FUNDIT