Si betonierja çau gardhin metalik te mbikalimi i TEG dhe zuri poshtë makinën! Humb jetën shoferi, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në mbikalimin e TEG-ut në Tiranë, ku një betoniere ka çarë barrierat metalike të mbikalimit dhe ka rënë në autostradën Tiranë-Elbasan.
Burime bëjnë me dije se nga ngjarja ka humbur jetën shoferi i betonieres, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra pas rrëzimit të mjetit nga mbikalimi. Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, betonierja ka dalë nga rruga teksa lëvizte në pjesën e sipërme të mbikalimit dhe ka rënë mbi autostradën poshtë. Gjatë rrëzimit është përfshirë edhe një automjet tjetër, i cili ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës, të cilat ndërhynë për nxjerrjen e personave të përfshirë dhe normalizimin e situatës.