Rritje e ndjeshme në Kosovë, shkon në 61 numri i të prekurve nga koronavirusi

Numri i të prekurve me koronavirus po rritet edhe në Kosovë. 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi të hënën edhe 26 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, duke e çuar në 61 numrin e të prekurve.

Në një njoftim të këtij instituti thuhet se “nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT