Manastirliu jep lajmin e mirë nga Spitali infektiv: Shërohen 5 pacientë të prekur nga COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm të mirë me shqiptarët.

Përmes një statusi në “Facebook”, ajo ka njoftuar se 5 pacientë janë shëruar nga koronavirusi dhe kanë lënë sot spitalin Infektiv.

Kujtojmë që deri tani në Shqipëri janë shëruar 76 pacientë, ndërsa në total numri i të prekurve me Covid-19 është 277.

Statusi i plotë:

5 pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv

Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID19

Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga #COVID19

Back to top button
LAJMET E FUNDIT