Një makinë përfshihet nga flakët pranë zonës së banuar në Novoselë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në zonën e Novoselës, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë makinën ndërsa shërbimi zjarrfikës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja e zjarrfikësve dhe informacioni zyrtar për rrethanat e ngjarjes.