Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Ka përfunduar në mënyrë akoma mw tragjike ngjarja e rëndë e regjistruar në Roskovec.
Autori i krimit, 35-vjeçari Nertil Buzi, i cili ekzekutoi me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij, pas disa orësh negociata intensive me forcat e policisë.