Koronavirusi mbërrin frikshëm në Itali, Shqipëria shton masat në portin e Durrësit

Kush ka udhëtuar muajin e fundit jashtë shtetit, sapo ka shkelur në territorin e një vendi tjetër është ballafaquar në aeroport me një kontroll të shpejtë, si masë sigurie për koronavirusin.

Krejt e kundërta ndodh në Shqipëri. Sa zbret në Rinas askush nuk të pret përveç policëve që vendosin vulat e hyrjes në pasaporta. Asnjë masë, dhe nuk dihet nëse do të ketë apo jo masa, për aq kohë sa në shtetin fqinj, Itali rastet janë shtuar ndjeshëm.

Italia po përballet me koronavirusin, ku deri më tani 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa bëhet e ditur se autoritetet portuale në Durrës kanë forcuar masat.

Mësohet se në portin e Durrësit është rritur gatishmëria për kontrollet, ndërkohë që vetëm këtë fundjavë 2 tragete me rreth 446 pasagjerë të nisura nga bari janë ankoruar në vendin tonë. Në lidhje me situatën në fjalë, mjeku përgjegjës i karantinës se portit, Indrit Kalaja deklaroi se ndaj pasagjerëve është ushtruar kontroll dhe se ata nuk kanë rezultuar me probleme shëndetësore.

“Nuk ka pasur pasagjerë nga vatrat e infektuara. Po mbahen në vëzhgim edhe marinarët e mjeteve detare. Muajt e fundit kanë hyrë anije nga portet e Detit të Zi”, tha mjeku Kalaja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT