Shefja e Epidemologjisë Tomini: Vetëkarantinimi dhe higjena janë çelësi i fitores, shpresa për në pranverë

Shefja e Epidemologjinsë së ISHP Eugena Tomini, thotë se çelësi i fitores në luftën ndaj koronavirusit është vetëkarantinimi dhe ruajtja e higjienës personale.
“Është një luftë e përbashkët, duhet të përshtatemi dhe të ndryshojmë sjelljen. Duke respektuar masat paraprake, do të dalim fitues në një luftë të vështirë. Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa shumë më herët dhe planet janë ndjekur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Vetëkarantinimi dhe higjiena personale janë çelësi i fitores së kësaj lufte”, u shpreh Tomini.
Duke folur për A2 Neës, Tomini ka thënë se pretendohet se me ardhjen e pranverës pritet që virusi i ri të fillojë në trend në rënie të rasteve.
“Të gjithë rastet me vështirësi në frymëmarrje do të testohen, për të parë nivelin. Jemi herët, në javët e tjera presim trend në rritje. Pretendohet që ky virus, me ardhjen e plotë të pranverës, mund të ulë intensitetin e tij”, ka thënë Eugena Tomini, Shefja e Epidemologjinsë së ISHP.