Pas Grenell, edhe Thaçi i reagon ashpër analistit amerikan: Mos krijoni plane fiktive për ndarje të Kosovës

Edward Joseph, profesor i Universitetit “John Hopkins”, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se qëllimi i takimit të fundit në Uashington mes presidentëve Thaçi dhe Vuçiq, ndërmjetësuar nga i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi,

Richard Grenell ishte arrihet marrëveshja finale, për të cilën ai thotë se është marrëveshja e njëjtë për të cilin ishin dakorduar gjatë mandatit të Mogherinit.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se është i zhgënjyer se si disa analistë me kaq lehtësi krijojnë planet e tyre  fiktive për shkëmbim territoresh ndarje, autonomi dhe ua atribuojnë atyre. që siç ka thënë Thaçi  janë duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje historike mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi ka thënë se përhapja e lajmeve të rreme nuk do të ndihmojë këtë proces.

“Është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me kaq lehtësi krijojnë planet e tyre të fiktive (për shkëmbim tokash, ndarje, autonomi) dhe t’ua atribuojnë atyre që janë duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë.

Përhapja e e lajmeve të rreme nuk ndihmon këtë proces”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndaj këtyre deklaratave të analistit amerikan ka reaguar ashpër edhe i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell. Grenell i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Joseph. Ai thotë se në prezencë të tij asnjëherë nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës.

Ndër të tjera Grenell thotë se Joseph po tregohet i pamatur me të tilla deklarata.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT