Dita e Verës, festa pagane e gjithë shqiptarëve
Dita e Verës-festa pagane e gjithë shqiptarëve
Dita e Verës në Tiranëkonica.al/ Ndërsa politikanët kryesorë marrin pjesë në festimet e Ditës së Verës në Elbasan, 1 milionë qytetarë të Tiranës ndjekin aktivitetet e shumta që Bashkia e Tiranës ka anonçuar për këtë ditë feste. Që në mëngjes qytetarët e Tiranës të veshur hijshëm e të pispillosur kanë vërshuar nëpër destinacionet e festës. Sipas kryebashkiakut Veliaj, krahas inagurimit të Pazarit të ri, që ka tërhequr dhe vëmendjen e shtypit të huaj, do të zhvillohen 14 aktivitete në Tiranë. E gjithë shëtitorja kryesore do të ketë ndalesa me lojëra dhe argëtim për fëmijët e moshave të ndryshme. Në Bulevard do të vazhdojë Panairi i biznesit lokal që ka startuar më datën 12 Mars. Një nga shfaqjet më interesante është ajo e 400 artistëve të huaj te Piramida, Super Street Party në Bllok, një koncert i madh festiv para hotel Dajtit, dj dhe një parakalim karnevalesh te liqeni.Po ç’është Dita e Verës?Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizen zjarre purifikues që shërbejnë për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve dëmtuese, grabitëse. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashtë të (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.Ç’është Dita e Verës sipas Konicës?Është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perëndinë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimri dhe qaset pranvera e buzëqeshur, njeriu shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Ndaj në këtë ditë stërgjyshërit tanë ndienin nevojën tu faleshin perëndive që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës. Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundit të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjave, të dafinave, të gjitha shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do ti vënë përmbi kryet e shtëpive. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriu.
Origjina e vjetërTempulli ka qenë në zonën e Çermenikës, në afërsi të Librazhdit të sotëm. Në kalendarin e vjetër, njerëzia orientohej me diellin, hënën dhe gjelbërimin. Ndërsa sot është fiksuar 14 Marsi si ditë e festës së lashtë, që shënon ndryshe fundin e dimrit të acartë dhe hyrjen e pranverës së çeljes së luleve. Në kohën antike, të parët tanë, Ilirët, udhëtonin nga të katër anët për t’ju falur perëndisë së ripërtëritjes dhe gjithësisë, Dianës.


Skrapar dhe LushnjëNë këtë ditë fëmijët në Skrapar shkojnë derë më derë duke kënduar këngën e ditës së verës, ndërsa ju jepen si dhurata vezë të ngjyrosura te cilat i thyejne nëpër koka. Gatimi tipik i Skraparit për këtë festë, përveç ballokumeve është edhe anak (lakrorë) me hithra. Ashtu si edhe ne Tropojë dëllinjave u vihet flaka në mbrëmje, për të bërë sa më shumë tym dhe me tymin t’i jepet lamtumira të vjetrës dhe të këqijave, ndërsa fëmijët këndojnë dhe hedhin valle rreth zjarrit.Në Lushnjë bashkë me vezët zihet edhe misri e gruri, se sa misër zihet e dinë gratë lushnjare që duhet tu japin fëmijëve që vijnë duke kënduar, dhe dukë përplasur dy gurë më njëri-tjetrin. Ata kërkojnë misër ose vezë të ziera.PogradecQyteti piktoresk e feston këtë ditë më vezë të ziera të lyera në të kuqe. Fëmijët ndezin zjarre dhe vejnë në duar “veroret”. Elementët e përbashkët nga veriu në jug i japin kësaj dite një unitet që tregon për karakterin pagan shqiptar. Ilirët, të cilët mendohet të jenë paraardhësit e shqiptarëve, kanë qenë popull pagan që kanë adhuruar dhe besuar shumë “hyjni”. Ritet e lashta kanë mbërritur deri në ditët e sotme dhe në familjet shqiptare tashmë vështirë se mund të bëhet diferencimi.Kosova Dita e Verëzës është festuar edhe në krahinën e Opojës me 19 fshatra shqiptare, mbi 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit, në komunën e Sharrit, po ashtu edhe në lokalitete të tjera të Prizrenit, në jug të Kosovës, sipas një tradite të lashtë, e ngjashme si Dita e Verës në Elbasan. Pjesë e festimeve janë daljet e të rinjve e të rejave në sheshe fshatrash, në bjeshkë, mbledhja e luleve të para, vallëzimi e këndimi, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, të cilat kanë ngjashmëri po nuk janë si ballokumet e Elbasanit.
Në këto anë me blegtori të zhvilluar, ndër shumë bereqetet që shtrohen në sofër janë mishi i qengjit dhe flija. Kjo festë bëhet me besimin se Dita e Verëzës sjell fat, shëndet, mbarësi, përtëritje e dashuri njerëzore dhe ritet ndërlidhen me zgjimin e bimësisë, gjallimin dhe kalimin nga dimri në pranverë.Gostivar, KarshiakMë shumë në fshatra dhe disa qytete. Gostivari, Karshiaka, Kërçova e të tjera janë disa prej zonave të cilat më së shumti, kremtohet. Piknikët familjare nëpër parqe dhe pika të tjera turistike janë një prej aktiviteteve më popullorë, në Shkup ku destinacioni i preferuar është Kalaja.Menyja e festës ka gatesën tradicionale për këto zona, specialiteti prej brumi i pjekur në saç – flia, si edhe disa lloje ëmbëlsirash.Tipike për këtë ditë janë edhe frekuentimet e “vendeve të mira”. Përkatësisht shpellave të njohura për efektet shëruese dhe fatsjellëse.KorçaKorça së bashku me Kolonjën e festojnë ditën e Verës, duke e konsideruar si çelje të motit dhe mbrëmjen para se të çelë dita, të rinjtë e qytetit dhe fëmijët dalin nëpër lagje dhe ndezin zjarre. Zakonisht fëmijët bëjnë gara që kush e kush të bëjë zjarrin më të madh. Ditën 14-të fëmijët dalin me verore në duar dhe me vezë të ziera. Veçanërisht veroret bëhen nga vajzat e pamartuara të cilat ato më pas i vendosin në shkurre. Nëse zogjtë i marrin ato verore, mendohet se vajza mund të gjejë fatin e saj./konica.al/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!