Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së, Basha reagon: Komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie, Shqipëria vend i rrezikshëm

Në një kohë që Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar duke thën♪7 se ky vend është i rrezikshëm.
Ai shprehet se ndërkombëtarët janë lodhur nga qeveria “Rama”.
Basha thotë se shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë.
“Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar”.
“Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie. Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara”,shkruan Basha.
Në vijim thotë se ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.