Bejko: Ka struktura që nuk e duan Shqipërinë në BE, po shfrytëzojnë pakënaqësinë e qytetarëve

Analisti Roland Bejko në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për dëmet e dezinformimit në Shqipëri dhe luftën hibride.

“Ka struktura që nuk e duan Shqipërinë në BE. Po përdoret pakënaqësia e qytetarëve për luftë hibride. Aty mundohen të përfitojnë. Ka duar të padukshme që trazojnë dhe të përfitojnë nga situata”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës u shpreh se opozita është thuasje jo ekzistente, ndërsa shtoi se PD është një parti e interesave personale të Berishës.

“Opozita nuk e di se në çfarë mund të ndihmojë. Por qeveria përgjithësisht i ka numrat për të miratuar ligje, përjashto këtu reformën kushtetuese. Por opozitën në xhep e ka qeveria dhe çështjen e sigurisë përgjithësisht i takojnë qeverisë, presidentit. Por nëse duket konsensusi i opozitës, patjetër që duhet”, shtoi ai.

Ai gjithashtu foli edhe për marrëveshjen me SHBA duke e vlerësuar si të rëndësishme. Ndërsa u ndal edhe tek marrja e dokumentit nga deputeti Agron Shehaj duke thënë se ishte një veprim i pajustifikuar.

“Ajo që bëri Shehaj ishte e panevojshme. Është e pajustifikuar marrja e një dokumenti të klasifikuar. Ndërsa për Berishën duhet thënë se nuk dallohet për respektimin e Kushtetutës, ai ka shkelur Kushtetutën e partisë së vet”, tha Bejko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT