Ndiqeni LIVE këtu meçin Prega VS Joshua

Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, po lufton tani për meçin bindshëm më të madh në karrierë. 35-vjeçari Prenga bokson me yllin britanik, Anthony Joshua.

Meçi i kategorisë së rëndë nuk është për ndonjë titull. Por është mundësi jetësore për Prengën, boksierin nga Mirdita që jeton në SHBA.

Nëse paraqitet mirë ndaj Joshuas, Prenga pritet të sigurojë të tjera meçe të mëdha të boksit profesionist. Fitorja eventuale do të ishte sensacion.

Prenga i ka 20 fitore e një humbje në karrierë. Të gjitha 20 fitoret i ka me ndërprerje. Por për herë të parë do ta ndajë ringun me një boksier të nivelit më të lartë.

Joshua vlerësohet favorit i madh në meçin në Arabinë Saudite. Bilanci i tij në boksin profesionist është 29 fitore e katër humbje. 26 prej fitoreve i ka me ndërprerje.

KLIKO KETU PER TA PARE LIVE

Back to top button
LAJMET E FUNDIT