Marrëveshja e detit, Kocaqi: Shqipëria nuk ka territor për të humbur

Historiania shqiptare, Elena Kocaqi, thotë se Shqipëria nuk ka më territor për të humbur dhe duhet të jetë e kujdesshme gjatë negocimit me Greqinë për çështjen e detit.E ftuar në Ora News, Kocaqi vlerëson se me dorëheqjen e Kotzias si Ministër i Jashtëm dhe kundërshtitë që solli në Greqi marrëveshja e Prespës ka një ngërç në dialogun mes palëve, por që beson se kjo situatë do të tejkalohet dhe ndarja e zonave ekskluzive në detin Jon do të bëhet.“Midis dy vendeve duhet të ketë qetësi, dialog, bashkëpunim pa keqkuptime. Historia e manipuluar deri tani ka nxitur urrejtje mes dy vendeve, sikur ata janë të ndryshëm dhe ne jemi të ndryshëm. Nga prejardhja, gjaku dhe etnia ne nuk kemi shumë ndryshim prej tyre. Kjo është bërë në rang politik dhe fetar më tepër sesa në rang njerëzor. Po të shkosh në Greqi midis njerëzve nuk ka probleme, njerëzit kuptojnë.

Tspiras është një politikan i moderuar, i cili nuk mund të krahasohet me politikën e vjetër të Greqisë dhe ka bërë disa reforma brenda Greqisë që janë për të mirën e vendit, të mirën e Greqisë në kushtet e krizës që ndodhet me një borxh prej 700 mld eurosh të brendshëm dhe të jashtëm. Por ndoshta ka një ngrirje të marrëveshjes për shkak të dorëheqjes së Ministrit të Jashtëm grek Kotzias, që e kishte negociuar personalisht këtë marrëveshje dhe për shkak të problematikave që krijoi brenda vendit marrëveshja e Prespës, është lënë disi në harresë.Por nuk mendoj se kjo nuk do të negociohet si marrëveshje deti, do të ndahet zona ekskluzive ekonomike sepse ka marrëveshje ndërkombëtare që e garantojnë. Por unë mendoj se këto duhet të ndahen në bazë të ligjit ndërkombëtar, në bazë të marrëveshjeve që Greqia ka me vendet e tjera dhe jo të përdoren dy standarde, Shqipërisë ti kërkohet një standard tjetër dhe Greqia nga Turqia dhe Italia të kërkojë një standard tjetër. Edhe ne duhet të mbrojmë zonën ekskluzive ekonomike të Jonit.Shqipëria në 200 vite ka humbur territor të jashtëzakonshëm, Iliria antike. Sot nuk e kemi, me Kosovën kemi 40 km katrorë. Nuk kemi territor për të humbur më, në këtë aspekt Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në çështjet e territorit. Kur ti negocion burimet ekomike, negocion të ardhmen e një vendi“, tha Elena KocaqiMarrëveshja Shqipëri-Greqi do të “vuloset” nga ndërkombëtarëtDuke e parë Shqipërinë si çelësi i sigurisë Lindje-Perëndim në Ballkan, Kocaqi shpreh bindjen se do të ketë edhe ndërhyrje ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes finale.“Turqia e deklaroi se nuk ishte dakord me shtrirjen 12 milje të Greqisë në Jon. Territori i Shqipërisë dhe vetë Shqipëria si shtet politik është krijuar në 1912 me një konflikt midis fuqive të mëdha dhe për të ruajtur ekuilibrin në Ballkan. Një forcim i faktorit shqiptar është garanci për ruajtjen e ekuilibrit në Ballkan në të ardhmen, por edhe për sigurinë e Europës dhe SHBA. Shqipëria është çelësi i sigurisë Lindje-Perëndim në Ballkan.Për këtë arsye besoj se nuk do ti lihet për negocimi vetëm faktorit politik shqiptar, por këtu do të ndërhyjnë dhe fuqitë që janë të interesuara për stabilitetin e shqiptarëve dhe vetë vendeve të tyre. Mendoj se do të kemi një marrëveshje për detin që nuk do të jetë në disfavorin e shqiptarëve, por do të ketë ndërhyrje që do ta bëjnë atë të drejtë,” tha historiania Elena Kocaqi.Kacifas dhe vrasja e shqiptarit në GreqiDuke analizuar reagimet e dy shteteve lidhur me vrasjen e Kostandinos Kacifas në Bularat nga policia shqiptare dhe 39 vjeçarit shqiptar Altin Mulla nga policia greke, Kocaqi thotë se reagimet kanë qenë krejt të ndryshme.Sipas historianes, shteti shqiptar duhet të bënte atë që bëri shteti grek, të kërkonte sqarime sesi ndodhi vrasja.“Qëndrimi i disa segmenteve të politikës greke ka qenë skandaloz, erdhën në Shqipëri, bënë thirrje kundër shqiptarëve “Të vdesin shqiptarët!”. Në çdo vend të botës, me kod penal në momentin që bën thirrje të tilla raciste, terroriste shkon në burg. Ti mund të kundërshtosh një mendim të lirë, një ide, por nuk ke të drejtë të bësh thirrje raciste, ekstremiste, antikombëtare. Shteti shqiptar të paktën duhet të kërkonte një shpjegim, ashtu siç kërkoi shteti grek. Madje kërkoi të merrte pjesë dhe në gjithë procedurën juridike të Shqipërisë. Shteti shqiptar duhet të kërkonte pse u vra. Ishte trafikant, por edhe ky që u vra në Shqipëri ashtu pretendohej se ishte në Greqi dhe ishte dënuar për një gjë të tillë. Unë jam njeri human, jeta e njeriut është e shenjtë. Si djali që u vra në Bularat dhe jeta e shqiptarit që u vra atje, se të dy shqiptarë janë, janë një jetë e shenjtë.”Por ka disa parime juridike, rregulla shtetërore që ti në momentin që vë sigurinë juridike, sigurinë e një shteti, përgjegjësinë e ka shteti dhe policia. Por në rast se kundërshton policinë me armë ti edhe mund të vritesh. Shteti shqiptar duhet të kërkojë disa sqarime, por nëse vërtetohet se personi ka qëlluar me armë policinë greke, atëherë policia ka bërë detyrën dhe atje si në rastin e Shqipërisë”, tha Elena Kocaqi/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT