‘Edi Ramës i merret goja’, Alibeaj për tenderin e Ushqimeve: Shqiptarët duan të dinë kush fshihet pas skandalit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reagur nëpërmjet rrjeteve sociale, duke treguar se kryeministri Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e ushqimeve, që sipas tij ishte paracaktuar.
Alibeaj i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit, që ende nuk kanë marrë përgjigje. Sipas Partisë Demokratike, tenderi për ushqimet i është dhënë një kompanie që është e specializuar në fushën e teknologjisë.
Ish-deputeti thotë se pyetjet janë të thjeshta, ndërsa Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve,
‘Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë. Shqiptarët duhet të dinë kush fshihet pas këtij skandali. Pse iu dha një kompanie kompjuterash? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?’, shkruan Alibeaj.
Reagimi i plotë
Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Pse iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë? Pyetjet janë të thjeshta, por Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë. Shqiptarët duhet të dinë kush fshihet pas këtij skandali.