Librat për terrorin serb mbi shqiptarët promovohen në ShBA e Australi

Rrugëtimi maratonik i promovimit të veprave të Nusret Pllanës, projekt ky i cili pasqyron krimet e bëra mbi popullin shqiptar, është duke vazhduar. Ai që deri më tani ka arritur të promovohet në 27 qendra evropiane dhe botërore, do të ketë një “ekspeditë” edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi. Stacioni i parë do të jetë New Yorku, ku veprat e Pllanës do të ndalen më 8 shtator, për të vazhduar në Washington, Chicago dhe Detroid. “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët” dhe “Intervenimi i NATO-s në Kosovë”, janë dy veprat publicistike dhe dokumentare të cilat janë të përkthyera edhe në disa gjuhë të botës. Këtij projekti do t’i bashkohet edhe filmi dokumentar “Pas 2000 vjetësh rrugëtim”, i cili ka marrë çmimin e publikut në “Dokufest” (2001).
Përmbyllja e këtij projekti do të jetë në fund të muajit nëntor, në Melburn të Australisë. Krejt këto informata kanë bërë që autori i këtyre veprave, Nusret Pllana, mesditën e së mërkurës të mbajë një konferencë për media.
“Me vetë faktin që është promovuar në 27 qendra evropiane dhe botërore, ky libër ka zgjuar kureshtjen dhe vëmendjen e opinionit ndërkombëtar të të gjitha qendrave dhe është mirëpritur jashtëzakonisht mirë në promovime nga publicistë, gazetarë, shkrimtarë, historianë, politikanë, ambasadorë”, ka shtuar ai.
Promovimin e radhës të projektit, që ai e ka quajtur kombëtar, e ka cilësuar të një rëndësie të veçantë, pasi që ai po organizohet nga shoqata panshqiptare “Vatra” e ShBA-së.
Libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, i cili përmban një faktografi mbi krimet serbe të kryera në Kosovë për më shumë se një shekull, ka arritur të futet në internet në shumicën e qendrave evropiane. Është përkthyer në 5 gjuhë të botës: në shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe turqisht, ndërsa përkthimi në gjuhën suedeze dhe në atë ruse presin botimin. Libri pritet të përkthehet edhe në gjuhët serbe, kineze, greke, arabe dhe spanjolle.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT