Vatra e re/ Pesë anëtarë të infektuar me koronavirus në Petrelë

Në Tiranë është zbuluar një vatër e re e të infektuarve nga koronavirusi. Në kryeqytet ndodhet numri më i madh të sëmurëve.
Mes 11 rasteve të reja të konfirmuar me koronavirus sot në kryeqytet është një vatër e re në Petrelë me pesë raste. 5 personat janë pjesëtarë të një familjeje.
Përveç personave të kontaktit të rasteve të prekura, janë testuar edhe punonjës të uniformave blu, ndërkohë harta e personave të infektuar është shtrirë në 5 qytete, mes të cilëve në Tiranë ka numrin më të lartë me 11 raste të reja të konfirmuar, ku është zbuluar dhe një vatër e re në Petrelë.
Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Tiranë është 237 persona, ndërsa në total në të gjithë vendin 494, mes të cilëve 25 kanë humbur jetën.