“Lavrov na kërkoi 5 dollarë për foton, po Batoni s’pranoi”, Sokol Balla poston foton para takimit të Ramës me Lavrov

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Rusi ku është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në kuadër të kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria.
Shefi i qeverisë është takuar me kryediplomatin Sergej Lavrov. Sokol Balla ka postuar nje foto para takimit.
“Një fotografi historike: Me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Z. Lavrov (me shaka) kërkoi 5 dollarë për fotografinë, por z. Baton Haxhiu nuk pranoi të paguante. Fotografia u bë më pas në bazë të miqësisë falas”, nënvizon Balla.