Tensionohet situata në ditën e 31-të të protestës, qytetari përplaset me një grua, i hedh “Bravo” në fytyrë

Janë regjistruar tensione në protestën e sotme që po zhvillohet para Kryeministrisë, ku bëhet me dije se një qytetar ka lagur me lëng frutash “Bravo” një grua.

Rrethanat e ngjarjes deri më tani mbeten të paqarta, por dyshohet që shkak të jenë bërë këndvështrimet e ndryshme të protestuesve për mënyrën e organizimit apo arsyeve se pse protestojnë.

Pas përplasjes së dy qytetarëve, aktivisti Edison Lika ka ndërhyrë duke marrë mikrofonin e duke u kërkuar qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen.

Kujtojmë se kjo është protesta e 31-të radhazi që mbahet në zemër të kryeqytetit, ku qytetarët kërkojnë ndryshim të klasës politike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT