ALARM i kuq për vendin! Shënjestër e raketës së sotme iraniane ishte Qipro, jo Turqia

Një zyrtar turk është shprehur se Turqia “nuk ishte shënjestër” e raketës së lëshuar nga Irani, e cila u shkatërrua ditën e sotme teksa shkonte drejt hapësirës ajrore turke nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.

“Ne besojmë se synonte një bazë në Qipron Greke, por doli nga kursi”, tha zyrtari në një pronocim për median AFP.

Sakaq, një zëdhënës i NATO-s njoftoi se blloku transatlantik i mbrojtjes dënon shënjestrimin e Turqisë nga Irani dhe se qëndronte fort në krah të të gjithë aleatëve.

Ministria turke e mbrojtjes njoftoi se raketa kishte kaluar mbi Irak dhe Siri përpara se të rrëzohej nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor.

Ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë forca ajrore të stacionuara në bazën Incirlik në jug të Turqisë. Baza ndodhet në një provincë që kufizohet me provincën Hatay, ku autoritetet turke thanë se kishin rënë mbeturinat nga raketa e NATO-s që kishte kapur.

Kujtojmë se baza ajrore britanike e Akrotirit në Qipro, raportohet u godit nga një dron iranian mëmgjesin e 2 marsit. Ndërda fatmirësisht nuk u raportua për viktima.

Më herët, një “kërcënim i dytë për sigurinë” u shpall në bazën ajrore të Akrotirit të Mbretërisë së Bashkuar në Qipro pak pas mesditës së së hënës , ndërsa fshati i Akrotirit u evakuua.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT