Sonila Meço: Ndërkombëtarëve u duhet stabilokracia përtej dyerve të BE, bëjnë shpikje me ne

Sonila Meço shkruan se për autokratët e Ballkanit, Brukseli nuk ka ndonjë merak.

Sipas saj, ndërkombëtarëve iu intereson stabilokracia.

“Kryeministri nisi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e “ku ta dimë” me fjalime prej lideri opozite 7 vjeçare.

Kongresi i partisë në pushtet shpall amnisti në një kohë kur pasuritë offshore të “politikës” shëllehen nën diellin e parajsave fiskale.

Ndërkombëtarët shpikin metodologji të reja integrimi për Shqipërinë, por në thelb na kujtojnë se iu duhet vetëm stabilokracia përtej dyerve të BE-së.

Brukseli mblodhi ca fonde për pasojat e tërmetit, për të cilat qeveria na tha gjithë entuziazëm fund-hallesh se janë mbi 1 miliard, por rezulton se nuk janë as 200 milionë me gjithë fondet e shpenzuara gjer më tash.

As nuk thithen dot në një vit. Për autokratët e Ballkanit, Brukseli nuk ka ndonjë merak, por as Plan Marshall.

Liderët shqiptarë në rajon kanë nisur garën e denigrimit, a thua se lufta për liri e pavarësi Kosove është kryer 5 shekuj më parë.

Kushtetuta është pengesa e fundit për një parti-shtet, por problem për një pjesë është kush mbron ligjin themeltar e jo kush po do ta zhbëjë.

Ka paradokse, patjetër që ka. Por ato shtohen sa më shumë dobësohet logjika. Jo e atyre që i shkaktojnë, por atyre që e pësojnë.

Tani mendoni vetëm diçka, çfarë mund të ndodhë kur një forcë e pandalshme godet një objekt të palëvizshëm”, shkruan ajo.(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT