Rikthimi i lejlekëve/ Shpendi dikur popullor, u zhduk 20 vitet e fundit nga Shqipëria

Lejleku,  një shpend i cili u zhduk nga Shqipëria 20 vitet e fundit, është pikasur sërish. Sikurse njoftoi Shoqëria Ornitologjike Shqiptare në rrjetet sociale, në Shkodër është shfaqur pas shumë vitesh lejleku i parë ditën e djeshme.

Studiuesit mendojnë se ai ka shtegtuar nga Afrika dhe se do të pasohet edhe nga lejlekë të tjerë që pritet të rikthehen në zona të identifikuara si Saranda, Gjirokastra e Fieri.

Ndër të tjera, Shoqata ka shkruar se edhe pse në kushte të vështira pune për shkak të gjendjes që ka krijuar COVID-19 në vendin tonë, ornitologët shqiptarë vazhdojnë nismën që të krijojnë kushtet e duhura për të rritur sa më shumë numrin e lejlekëve folezues në Shqipëri./euronews.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT