Londër 2012, edhe notari shqiptar Sidni Hoxha, pa medalje

E ka përfunduar garën pa ndonjë rezultat edhe notari Sidni Hoxha ne lojërat olimpike “Londër 2012”. Hoxha garoi sot ne kategorinë stil i lire 100 metra meshkuj. 20 vjeçari garoi ne korsine e trete nga tete te tilla, duke kapur kohen 51 sek e 11 te qindtat e duke u pozicionuar ne vendin e pare te kësaj korsie. Notari shqiptar konkurronte ne kategorinë e trete me përfaqësuesit e Armenisë, Bolivisë, Iranit, Arubes, Guamit, Guatemalës dhe Maltës.

Pavarësisht vendit te pare ne korsine e tij, koha nuk mjaftoi qe Hoxha te kualifikohej për ne gjysmëfinale. Ne përfundim, ne renditjen e përgjithshme, ai u rendit ne vendin e 37 nga 60 garues ndërsa ne gjysmëfinale kualifikohen 16 notare.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT