629 pasagjerë zbarkojnë në portin e Durrësit: Masat në Durrës më të forta se në Bari

629 pasagjerët e mbërritur nga Bari pasi italia u shpall e gjitha zonë e kuqe u pritën me masa të shtuara sigurie në Portin e Durrësit. Udhëtarët thanë se kontrollet aty ishin më të forta se në portin e Italian.
“Këtë që bëni ju këtu, por jo kaq dyndje. Këtu janë masa të forta”, tha një pasagjer i kthyer nga Italia.
Pasagjerët thanë se grupet e kontrollit u matën temperaturat dhe u plotësuan një formular me të dhënat në rast dyshimesh të mëtejshme.
“Superkontrolle, të sakta. Na matën temperaturën”, tha një tjetër.
Shumica e pasagjerëve vinin nga italia e jugut, ku thanë se përhapja e koronavirusit ka shtuar frikën, por nuk ka panik.
“Na matën temperaturën, shumë mirë ishte. Në Raguza nuk kishte asgjë”, tha një pasagjere.
Tragetet e linjës me Barin janë të vetmit që lëvizën mes Shqipërisë dhe Italisë, pasi të hënën qeveria pezulloi transportin detar të mallrave dhe njerëzve nga Durrësi drejt Italisë së Veriut.
Ndërsa Porti i Vlorës ndaloi për tre ditë lundrimet drejt brindizit si masë paraprake.
Masa të rrepta nd1ërkohë kanë nisur të zbatohen edhe për anijet e transportit, ku ekuipazheve u ndalohet të zbresin në Portet shqiptare.