Patozi: Oh sa mirë me qenë ‘Rilindas’…

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebok, ka kritikuar “Rilindjen” se i ikën përgjegjësisë së saj, sa herë një nga përfaqësuesit e saj rezulton i përfshirë në krime.

Duke sjellë në vëmendje faktin se presidenti gjerman kërkoi ndjesë për krimet e Hitlerit të para 75 viteve dhe se presidenti francez kërkoi, gjithashtu, vetë ndjesë për incidentin e mbrëmshëm në lidhje me himnin shqiptar, Patozi jo pa ironi thotë: ”Oh sa mirë me qenë Rilindas”.

Portimi i plotë i Patozit:

“OH SA MIRË ME QENË “RILINDAS”…

1-Gjermania vijon të kërkojë falje per krimet e Hitlerit, ndonëse po mbushen 75 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Rasti më i fundit ishte vizita e Presidentit Frank-Walter Steinmeier në Poloni.

2-Franca kërkon ndjesë të thellë, vetëm pse Federata e saj e Futbollit ngatërron himnin e një vendi tjetër gjatë zhvillimit të një ndeshjeje ndërkombëtare në Paris. Dhe për këtë investohet direkt presidenti i vendit, Emmanuel Macron. Rasti është shumë i freskët për çdo shqiptar, sepse ka të bëjë me incidentin e mbrëmshëm në Stade de France.

3-Ndērsa në Shqipëri, “Rilindja” thotë se është thjesht përgjegjësi individuale, sa herë që dikush nga përfaqësuesit e saj të lartë politikë rezulton si i përfshirë në trafiqe apo krime të tjera të rënda në vitet e fundit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT