Basha i përgjigjet Ramës: Jep llogari për 1.2 milionë masat e skaduara, bëj detyrën

Kreu i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj sërish kryeministrit Edi Rama dhe i kërkoi atij që të japë llogari se përse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara.

“Në vend që të sulmojë opozitën Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur.”, shkroi ai në Twitter.

Në një mesazh tjetër, ai i kërkon kreut të qeverisë që të bëjë detyrën.

“Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve.” Ishte mesazhi i tij në tëitter.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj menjëherë denoncimit të kreut të PD-së, se janë shpërndarë maska të skaduara për personelin mjekësor.

Rama në Twitter shkroi se maskat e dëmshme në Shqipëri, janë ato që kërkojnë pushtet, sherr dhe rrëmujë kur vendi po kërcënohen nga viruset.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT