Nuk flas për ata që ndërtojnë gradaçela, Lapaj: Elektricisti më tregoi listën e familjeve që do u priste dritat këtë javë në një fshat të Tiranës

I ftuar në emisionin e News 24, Adriatik Lapaj ka bërë një krahasim mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke treguar mbi diferencat e mëdha në çmimet e naftës dhe ushqimeve. Ai tha se në Maqedoni sot një litër naftë blihet 70 lekë më lirë se në Shqipëri, edhe pse vendi fqinj nuk ka rezerva nafte, ndërkohë që Shqipëria prodhon mesatarisht 1 milion ton naftë në vit.

Ai shtoi se gjatë një vizite në Maqedoni, hyri në një supermarket dhe krahasoi çmimet e ushqimeve, ku rezultoi se produktet ishin 30 deri në 40% më të lira se në Shqipëri.

Unë flas për qytetarin e zakonshëm, jo për ata që ndërtojnë gradaçela, për qytetarin e thjeshtë. Në Maqedoni sot nafta blihet rreth 70 lekë më lirë se në Shqipëri. Çdo litër naftë është 70 lekë më i lirë. Dhe kjo ndodh në një vend që nuk ka asnjë rezervë nafte, nuk nxjerr asnjë fuçi, ndërkohë që Shqipëria prodhon mesatarisht 1 milion ton naftë në vit, rreth 25 mijë fuçi në ditë. Ata kanë rafineri, ndërsa ne dikur kishim katër. Kur shkova vetë në Maqedoni për të bërë një video, hyra në një supermarket dhe krahasova çmimet e ushqimeve. Rezultati? Ushqimet ishin 30 deri në 40% më të lira se tek ne.“- tha ai

Lapaj solli edhe një shembull konkret ku një elektricist i tregoi se këtë javë duhet të ndërpresë energjinë elektrike për 120 familje në fshatrat e Tiranës, pasi nuk kanë paguar faturat.

Në Tiranë mund të ketë një pamje tjetër, por kjo nuk pasqyron realitetin e popullatës. Kur erdha në emision, më takoi një elektricist. Ai më tregoi listën e familjeve që duhet t’i ndërpresë energjinë këtë javë në fshatrat e Tiranës. “Jam elektricist,” më tha, “dhe këtë javë duhet të pres energjinë për 120 familje sepse nuk kanë paguar.”-u shpreh Lapaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT