ALARMI: Në Shqipëri dyshohet se po qarkullon bakteri i rrezikshëm. Vrau një polic, dyshohen dhe dy viktima të tjera

Në Shqipëri dyshohet se po qarkullon bakteri që shkakton sëmundjen e meningokoksemisë.
Brenda 48 orëve dyshohet se kanë humbur jetën tre persona, përfshirë edhe policin 27 vjeçar që humbi jetën dy ditë më parë.
Gjithashtu, një djalë 30 vjeç nga Durrësi dhe një grua 33-vjeç nga Tirana, të cilët ndonëse iu nënshtruan një terapie intensive në reanimacion, humbën jetën.
Por Instituti i Shëndetit Publik, përveç rastit të policit është duke hetuar ende, për të konfirmuar nëse dy rastet e tjera janë prekur nga bakteri vdekjeprurës.