Mediat izraelite: Kosova me shumicë myslimane do të votonte pro Jerusalemit kryeqytet të Izraelit

Gjate ditës së sotme mediat izraelite janë marrë me deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili para pak ditëve tha se nëse Kosova do të kishte mundësi votimi në Kombet e Bashkuara, do të votonte pro vendimit të Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Times of Israel” shkruan sot se Presidenti i vendit me shumicë myslimane, Hashim Thaçi, ka thënë që nëse Kosova do të kishte mundësi votimi në Kombet e Bashkuara do të votonte pro Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.Tutje në këtë shkrim përmendet edhe qëndrimi Pro-Amerikan i Kosovës, si dhe ndihma e ofruar nga SHBA-të gjatë luftës së 1999-tës në Kosovë./ZgjohuShqiptar.infoBurimi: https://www.timesofisrael.com/kosovo-says-it-wouldve-voted-with-us-at-un-on-jerusalem-recognition/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT