“Protestat duhen dëgjuar, pa dëmtuar interesat kombëtare”/ Gonxhe: Revolta në Zvërnec u kthye në thirrje për largimin e qeverisë

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhe, ka komentuar Në Puls me Bruna Çifligun në A2 CNN protestat që vijojnë prej 20 ditësh në Tiranë. Sipas tij kërkesat dhe pakënaqësitë e qytetarëve janë legjitime, por sipas tij, thirrjet për largimin e menjëhershëm të qeverisë dhe kryeministrit vijnë nga revolta emocionale pas tërheqjes zvarrë të qytetari në Zvërnec.
“Ka plot grupmosha të cilët në kërkesat dhe në pritshmëritë e tyre janë legjitimë. Në kërkesat e tyre në kuptimin e asaj që ata do dëshironin të ishte sot dhe nesër jeta jonë. Pra më e mirë me të gjitha problemet kryesore më jetike të zgjidhura e tjerë e tjerë ata kanë një të drejtë legjitime dhe ky është programi i punës për të cilin ne punojmë dhe ky është padurimi ynë. Mendoj që vjen si një rezultat i një artikulimi i cili është shumë i nxehtë edhe ka qenë shumë i nxehtë ditët e parë. Kur e thua është shumë vështirë pastaj ta tërheqësh, sepse mbrapa ke një grup njerëzish të cilët të dëgjojnë ditën e parë, ditën e dytë, ditën e tretë dhe mendoj që po të ishte se do të ishte me të vërtetë e mirëmenduar, do ishte shumë herë më e qëndrueshme dhe më kuptimplotë, do ishte shqetësuese, por e ardhur në këtë formë që lindi nga dita e shtunë e asaj dite që na ka shqetësuar të gjithëve. E ardhur emocionalisht aq fort, kjo revoltë hipi në fronin e protestës. Kjo indinjatë u kthye në një deklarim të orës së parë që; zhdukuni të gjithë”, tha Gonxhe në A2 CNN.
Gonxhe pranoi se ekzistojnë ende probleme që lidhen me strehimin, pagat dhe shërbimet publike, por tha se qeveria po punon për t’i adresuar ato.
“Ikjet sot mund të jenë për një zgjedhje, ne punojmë që ikjet sot të jenë një alternativë e njeriut, por të mos jetë një pamundësi për të jetuar alternativën e parë në vendin e vet. Ne për këtë po punojmë. Nuk është e lehtë. Nga pikëpamja e strehimit social ka akoma shumë problematika për familjet e reja. Nga pikëpamja e pagës bazë, pagës së ulët. Duhet të zbërthejmë mirë mllefin dhe duhet ta analizojmë mirë dhe ne këtë jo vetëm që e kemi punën tonë, por tashmë akoma më shumë vëmendja është më e madhe për të kuptuar dhe për të përkthyer cilat prej problematikave janë që mund të jenë reaksion i tanishëm, i sotshëm, një reaksion që lidhet ndoshta nga siç e thashë mund të jetë komunikimi, mund të jetë një shërbim i cili mund të jetë që prek shoqërinë dhe që mund të jetë një shërbim, një ent i cili mund të jetë me ndikim më të madh sot në një shërbim të caktuar dhe ne kemi shumë nivele qendrore, vendore dhe mund të kemi ende shërbime të cilat janë të rëndësishme, të cilat janë ende në proces e sipër për t’u përmirësuar ose për t’u zgjidhur. Kemi problematika, nuk diskutohet se nuk është një vend para problematika, por nuk mund të diskutohet që nuk krahasohet kjo Shqipëri sot me Shqipërinë dje ose të para vitit 201”, tha Gonxhe në A2 CNN.
Ai tha se qeveria po i ndjek me vëmendje kërkesat e protestuesve, por theksoi se përshkallëzimi i tyre nuk duhet të dëmtojë interesat kombëtare dhe sektorë strategjikë si turizmi.
“Të mund t’i qajmë hallet në shtëpi patjetër. Të mund t’i qajmë hallet dhe me zë të lartë në oborrin e shtëpisë patjetër. Ndoshta do duhet të bërtasim dhe më fort sesa të na sesa vetë konaku ynë dhe të na dëgjojnë dhe më halla. por të mos dëmtojmë fatet e shtëpisë, pra të mos dëmtojmë fatet e vendit. Dhe këtu në këtë aspektpjesa e turizmit, pjesa e perceptimit për vendin tonë të mos jetë subjekti i një shantazhimi. Pra domethënë grupe të caktuara të mos kalojnë në një nivel që protestën ta përdorin për të bllokuar mekanizmat, përditshmërinë dhe interesat jetike të qytetarëve pavarësisht qeverisë. Pra, çfarë është se është përballet me qeverinë, çfarë është se është ë si të themi frontale ndaj qeverisë. Ne do mundohemi që këtë goditje, këtë vibrim të fortë ne ta kuptojmë dhe ta përkthejmë në interesin qytetar dhe interesin publik. Kjo nuk diskutohet fare. Por të mos dëmtojmë interesat tona kombëtare dhe të mos humbim në agjendën tonë kombëtare kohë për t’u kthyer pas”.
Ministri nënvizoi se Shqipëria ka kaluar sfida të mëdha si tërmeti dhe pandemia, ndërsa sot, sipas tij, regjistron treguesit më të mirë ekonomikë dhe turistikë, duke shtuar se vendi nuk mund të krahasohet me periudhën para vitit 2013.