“Protesta si turli”, deputetja e PS: Aty janë krerët e partive të vogla dhe PD

Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, duke folur në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçe në A2CNN, tha se protesta nuk është më qytetare, por politike. Çakërri theksoi se protesta është kthyer tashmë në një turli ku janë krerët e partive të reja si dhe PD-ja. Sipas deputetes kjo protestë pa kokë nuk ka për të dalë asgjëkundi.
“Grupet politike aty kanë dalë hapur, qoftë nga partia Mundësia, Arlindi, Adriatiku, Euroatlantiku, PD-ja, të gjithë janë aty për të rritur numrin e tyre të votuesve. Kjo protestë s’është më qytetare, është politike. Do ta them në mënyrën më popullore të mundshme, i ngjan një turlie ku janë partitë e vogla, me bamje, speca, patëllxhan e të gjitha, por s’ka mish, s’ka kokë, dhe do të thotë që s’do dalë asgjëkundi për sa kohë hynë partitë e vogla”, u shpreh ajo.