Pa leje për të lëvizur, në Tiranë dhe në Korçë përplasen me policinë

Një person u arrestua nga uniformat blu në kryeqytet, pasi goditi një punonjës të policisë. Sipas njoftimit të marrë, iu vunë prangat në flagrancë shtetasit E. I., banues në Tiranë, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme është konstatuar duke lëvizur me këmbë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë në detyrë, duke e goditur me sende të forta.
Ndërkohë “në Korçë është proceduar penalisht shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit për ta shoqëruar në Korçë, për t’u karantinuar në hotelin nga i cili ishte larguar.”
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë konstatuar 2 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.