Ministrat zviceran i dalin në krah Xhakës e Shaqirit: Ata nuk e harrojnë atdheun


Ka ngjallur shumë polemika festimi me shqiponjë i Xhakës dhe Shaqirit pas golave spektakolarë që shënuan në ndeshjen Serbi-Zvicër. Mirëpo dy ministrat zviceran, Guy Parmelin nga radhët e SVP-së dhe ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis nga FDP-ja i kanë dalë në krah futbollistëve shqiptarë.”Performanca e ekipit kombëtar zviceran është për tu vlerësuar dhe kuptohet kur emocionet e kaplojnë një lojtar. Nuk është në frymën e sportit që tani nga emocionet të krijohet polemikë”, ka deklaruar Parmelin.Ndërsa Cassis ekipin e ka quajtur një shembull të shkëlqyer të bashkimit të kulturave të ndryshme. “Unë nuk dyshoj se mund t’i ndjeni emocionet patriotike të kombit, pa harruar atdheun përkatës”, është shprehur Cassis.Qëndrim të butë ka pasur edhe Andreas Glarner i cili është shprehur se  emocionet janë të kuptueshme./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT