Çmenden serbët: Protesta anti-siriane me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”

Si e përdor politika serbe krizën e migrantëve për të përhapur urrejtjen për Islamin dhe muslimanët

Serbët kanë dalë në një protestë kundër ardhjes së mundshme të refugjatëve sirianë, diktuar kjo nga kriza në kufirin turko-grek, ku aty janë përfshirë dhe parrulla me dhe për Kosovën, pa lënë mënjanë ato me tendenca islamofobe.

Protestat u thirrën nga disa shoqata të krahut të djathtë e u përqendruan para qeverisë serbe, ku pati dhe thirrje si “Nuk ka ndarje të Kosovës”, “Kosova është zemra e Serbisë”, kjo e fundit lidhur kundërshtimin ndaj Ligjit të Fesë në Malin e Zi.

Por më e rënda ndër parulla ishte ajo ku shkruhej “Nuk mirëpresim terroristët!”

Krahas flamurit të Serbisë ishte dhe ai Greqisë, ndërkohë që pjesëmarrësit mbanin shenja çetnike si dhe imazhin e Ratko Mladiçit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT