Sekuestrohen 163 mijë litra naftë kontrabandë nga Shqipëria në Itali

Plot 163,000 litra naftë kontrabandë nga Shqipëria janë kapur nga autoritetet italiane në Ravenna.
Operacioni u zhvillua ditën e djeshme nga Guardia di Finanza dhe zyrtarë të Doganës në Portin e Ravennas, ku u kapën pesë cisterna të ngarkuara me plot 163 mijë litra naftë të sapo ardhura nga Shqipëria dhe e destinuar për tregun italian, raporton Newsbomb.al.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se nafta që do t’i shpërndahej tre kompanive italiane, ishte futur në territorin italian përmes dokumenteve fiskale që rezultuan të falsifikuara.
Të treja kompanitë italiane që prisnin naftën nga Shqipëria janë vënë në dijeni ndërsa prokuroria e Ravennas ka nisur hetimet për kontrabandë, tentativë për të mashtruar shtetin dhe falsifikim dokumentesh.