Përplasjet Pacolli-Ademi për Aeroportin e Vlorës, Karakaçi ultimatum dy kompanive: Keni 30 ditë kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet, ose shteti ndërhyn

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, këtë të premte, u ka kërkuar zyrtarisht përmes një ultimatumi dy kompanive që kanë marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, që brenda 30 ditëve të ardhshme të zgjidhin ngërçin mes tyre, në mënyrë që të vijojë puna për përfundimin e veprës.

Në letrën e firmosur nga ministri Enea Karakaçi, dy kompanive “MABCO” dhe “2A” u kujtohet se mosmarrëveshjet mes tyre nuk mund të sjellin si pasojë bllokimin e një projekti me rëndësi kombëtare.

MIE kërkon formalisht, përmes këtij komunikimi, që palët të iniciojnë një proces të përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, proces i cili duhet të realizohet brenda një periudhe 30-ditore nga data e këtij komunikimi”, theksohet në letrën e Karakaçit.

Po ashtu, në letrën publike, MIE ka marrë përsipër të bashkëpunojë me dy kompanitë për garantimin e përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga kontrata, ndërsa ministri Karakaçi lë të hapur edhe mundësinë e ndërhyrjes së shtetit në rast se MABCO dhe 2A nuk arrijnë marrëveshje mes tyre.

Në rast të mungesës së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve brenda afatit të mësipërm dhe vijimit të tyre, MIE do të ushtrojë të gjitha të drejtat e parashikuara në Kontratën e Koncesionit dhe legjislacionin përkatës, në mbrojtje të interesit publik dhe interesave të shtetit shqiptar”, përfundon letra e ministrit të Infrastrukturës.

Përplasjet Pacolli-Ademi për Aeroportin e Vlorës, Karakaçi

Përplasjet Pacolli-Ademi për Aeroportin e Vlorës, Karakaçi

Përplasjet Pacolli-Ademi për Aeroportin e Vlorës, Karakaçi

Kujtojmë se Gjykata e Lartë e Shqipërisë, organi më i lartë i drejtësisë në Republikë, vendosi më 27 maj, në një seancë intensive, t’i japë të drejtë kompanisë “Mabco Constructions SA”, në pronësi të miliarderit Behgjet Pacolli, duke i rikthyer kontrollin mbi Aeroportin e Vlorës.

Ortaku mazhoritar, që zotëron 98% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ishte përjashtuar nga vendimmarrja nga ortaku tjetër, Valon Ademi, i cili zotëron vetëm 2% të aksioneve, duke përfituar, sipas pretendimeve të palës tjetër, nga procedura të konsideruara të dyshimta dhe të paligjshme.

Prej shumë muajsh, punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ishin pezulluar, duke krijuar vonesa për hapjen e aeroportit, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit i kishin dhënë më herët të drejtë Valon Ademit.

Një precedent i pazakontë, ku ortaku mazhoritar që zotëron 98% të aksioneve dhe pretendon se ka angazhuar, edhe përmes garantimit të kredive, më shumë se 300 milionë euro, u përjashtua nga e drejta e administrimit të aeroportit, ndërsa javët e fundit iu ndalua edhe hyrja në kantier.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT