“Paburrësi dhe pabesi”, Arben Meçe: PD kërkon shkarkimin e Veliajt dhe tani akuzon Presidentin

Ish-deputeti Arben Meçe, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku komentoi deklaratat e PD-së ndaj Presidentit Bajram Begaj, pas dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë, duke e cilësuar qëndrimin e opozitës si kontradiktor.
Meçe u shpreh se ishte vetë PD-ja që kërkoi shkarkimin e Erion Veliajt përmes protestave para Bashkisë dhe dhe një vendimi unanim brenda partisë, ndërsa tani po kundërshton veprimin e Presidentit.
“Presidenti Begaj ndoqi rrugën që kërkoi PD,” tha Meçe, duke shtuar se tani, pasi Begaj ka ekzekutuar vullnetin e opozitës, PD po del me “paburrëri dhe pabesi” duke quajtur vendimin antikushtetues.
Ai shtoi se çështja tashmë ndodhet në duart e Gjykatës Kushtetuese dhe për sa kohë është në shqyrtim gjyqësor, askush nuk mund ta deklarojë paraprakisht që vendimi është antikushtetues.
Sipas tij, Begaj ka sqaruar se Veliaj nuk është subjekt i Gjykatës Kushtetutese, por i Gjykatës Administrative, dhe se pas vendimit përfundimtar të Kushtetueses, askush nuk guxoi të kundërshtojë.
“Nuk mund të përzihet një çështje serioze me shkelje të rënda kushtetuese me një çështje që ka të bëjë me punë civile,” përfundoi ish-deputeti, duke e cilësuar si “absurd” debatin që po zhvillohet në publik nga ana e PD-së.