Nikollë Lesi befason opozitën: Iu tregoj “planin” si rrëzohet qeveria Rama

Gazetari dhe publicisti Nikollë Lesi foli për problemet e opozitës, teksa zgjedhjet e pjesshme të Tiranës janë në prag dhe PD ende nuk ka ndonjë kandidat përballë Ogerta Manastirliut.
Gjatë intervistës për “News 24”, Lesi deklaroi se qeveria Rama do të rrëzohet vetëm nëse opozita arrin që të nxjerrë në shesh mbi 100 mijë njerëz, duke e mbushur plot bulevardin nga sheshi “Skënderbej” deri tek “Nënë Tereza”.
“Tha se me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje. Kërkoi qeveri teknike. Ndryshuan kodin zgjedhor që kryetarët e partive të kenë listën e sigurt. Edhe këtë rast do bashkëpunojnë. E kam bindje ,që nëse në një vend është problem qeveria, këtu në Shqipëri problem është dhe opozita. Se nuk ka opozitë të fortë. Opozitë e fortë ka qenë ajo e 2004-ës, kur rrëzoi Fatos Nanon.
Kjo është qeveri e vazhdimësisë. Dhe Rama do ndryshojë çfarë tha në parlament. nëse ke njerëz 100 mijë veta, nga sheshi nënë Tereza në sheshin Skënderbej edhe e rrëzon. Problem është mazhoranca, por më problem sot për shoqërinë shqiptare është opozita që nuk krijon besim”, tha Lesi.