Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shtyrë për në datën 29 korrik.

Të dy të pandehurit ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa Ilir Meta u përfaqësua nga avokati i ri, Bujar Musta, pas tërheqjes së avokatit të mëparshëm, Kujtim Cakrani.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT