Ilir Meta: Në 26 qershor, Rama e Basha telefonatën e parë do ia bëjnë Vasilit
Ilir Meta iu është përgjigjur flakë për flakë socialistëve, që thonë se duan ta marrin timonin e qeverisë të vetëm.
“LSI ka qenë në koalicion në 2009 me PD se lidershipi i PS refuzoi koalicionin me LSI, se donte ta merrte timonin që atëherë i vetëm, por LSI e bëri koalicionin me PD për stabilitetin e vendit dhe gjatë atyre katër viteve ka dy ngjarje madhore që do mbeten përgjithmonë, liberalizimi i vizave dhe tjetra nga gazsjellësi TAP, një nga veprat më të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë.
A ka qenë LSI në koalicion me PS?
I ka vënë vetëm një kusht, kur ka prishur kontratën ne menyre te rregullt me PD, të votonte 3 ligjet për integrimin evropian që i kishte bllokuar para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe asnjë tjetër.
Ne kemi qenë edhe në koalciion me PD, edhe me PS, por si garanci e stabilitetit të vendit, të qeverisjes.
Po cfarë kërkon LSI tani?
Po, LSI as në 2009 as në 2013 nuk ka pasur drejtimin e qeverisë, ndaj kërkon të jetë forcë e parë që të ketë drejtimin e qeverisë që të forcojë stabilitetin e vendit dhe të cojë përpara reformat, në mënyrë që qeveria të jetë shembulli i transparencës, që pasuritë natyrore të vendit të mos jepen fshehurazi dhe në mënyrë të dëmshme për interesat madhore të vendit”, tha Meta gjatë një takimi elektoral të LSI-së në Kamëz.
“Pasi u shanë dhe u kërdisën dhe na nxorrën bojën në gjithë Evropën dhe botën, që tani u thonë mos rrini me LSI se ata nuk do jenë në pushtet, se në pushtet do jemi ne e me radhë.
Mbajeni mend në 26 qershor në mëngjes nuk do keni mundësinë ti telefononi Petrit Vasilit t’i uroni fitoren se nuk do t’ju lënë ata.
Ata s’do ju lënë radhë juve se do futen në sherr kush do arrijë i pari ta marre ne telefon Petrit Vasilin dhe do i thone’ urime vëlla, tani t’i lëmë ato se ti tani e kupton si është situata, se kush ëshë më i mirë se njëri se tjetri e kështu me radhë.
Ne daten 25 procesi zgjedhor, i votimit dhe numerimit do perfundoje me shpejt se asnjehere tjeter se shumica e shqiptareve s’do lodhen te kerkojne e te gjejne se ku eshte partia qe kane vendosur, LSI eshte e para dhe do mbaroje me shpejt se cdo here tjeter.
Nuk eshte rastesi, eshte domosdoshmeri”, tha Meta.