Kurti në konflikt me Amerikën dhe Gjermaninë? Buzhala: Konfrontimi me këto dy shtete është po aq i dëmshëm dhe i rrezikshëm sa edhe korrupsioni

Gazetari Berat Buzhala drejtues i gazetës “Ekspress” në Kosovë, që është mbështesja kryesore në shtyp e Albin Kurtit, ka paralajmëruar se konfrontimi i Kurtit me SHBA dhe Gjermaninë, është po aq i rrezikshëm sa korrupsioni i paradhaësve të tij.

Në komentin e tij në Facebook Buzhala shkruan:

“Mbeshtetesit e Albin Kurtit” duhen me e dite qe Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, e edhe Isa Mustafa, ne muajt dhe vitet e ardhshem nuk perbejne me lajm. 

Kur keta e sulmojne Kurtin ketij te fundit vetem i rritet popullariteti ne publik. Keqmenaxhimi 20 vjecar ka qene aq i madh sa Kurtit, fatkeqesisht, do t’i falet cdo gje.

Ardhja e tij ne pushtet eshte perjetuar si clirim. Mirepo mbeshtetja e parezerve nuk i ben mire askujt, e as Kurtit. 

Ndaj dhe kunder tij duhet te krijohet nje opozite reale, nje opozite e paster dhe e pakomprometuar, e cila e kontrollon, e monitorin dhe e kritikon.

 Cdo menyre tjeter e funksionimit te shoqerise eshte e demshme, eshte e rrezikshme dhe eshte e gabueshme.

A eshte shume heret? Po, eshte pak heret. Mirepo megjithate ngjarjet qe do te pasojne nuk na e japin komoditetin per me i prite 100 dite.

Une jam krejtesisht i bindur qe Kurti dhe kjo qeveri ne politiken e brendshme do te bejne pune te mire, qe te mos tham te mrekullueshme. Megjithate eshte kritikisht e rendesishme edhe ajo se cfare do te ben kjo qeveri ne raportet me boten, ne raport me Ameriken dhe Gjermanine. Konfrontimi eventual me keto dy shtete eshte po aq i demshem dhe i rrezikshem sa edhe korrupsioni.

E une kam informata te dores se pare qe ka tendence per nje konfrontim te kesaj natyre. Sigurisht qe Kurti nuk eshte fajtor perse gjerat kane ardhe deri ketu, mirepo kjo nuk e shfajeson ate qe tash e tutje me e kompliku punen edhe me teper. 

Kryeministri i Kosoves duhet me qene njeri i kompromisit dhe zgjidhjeve. Njeri i ruajtjes se aleancave te mehershme dhe krijimit te aleancave te reja.

Kerkush nuk ka nevoje me u frikesu qe nje gazetar, a nje analist, a nje qytetar, me kritikat e tij mundet me e njollose me te dashurin e tyre. 

Ai eshte mjaft i famshem dhe mjaft i dashur. Mirepo edhe ai, sikurse secili politikan tjeter normal ne bote, ka nevoje per opozite.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT