Lotari dhe fatura, si nxiteshin shqiptarët në 1951 të kursenin

Është viti 1951.Në këtë periudhë, në vend aplikohej i ashtuquajturi “regjim kursimi” e në këtë kuadër, shqiptarët nxiteshin jo vetëm të kursenin në përditshmërinë e tyre (pavarësisht varfërisë) por edhe të pajiseshin me librezë kursimi.Fotot e mëposhtme janë botuar nga SCAN.Por cilat ishin përfitimet që qytetarët kishin në atë kohë nga një librezë kursimi?Në një reklamë të botuar në fund të revistës së asaj kohe “Financat dhe krediti” (organ i Ministrisë së Financave që dilte një herë në dy muaj) shqiptarët informoheshin se cilat ishin përfitimet që mund të kishin nëse pajiseshin me librezën e kursimit.Për të bërë më “joshës” për qytetarët marrjen e një libreze të tillë ishte edhe një lotari që hidhej çdo 6 muaj e ku qytetarët që kishin libreza mund të përfitonin rritje të kapitalit të tyre.Po ashtu, në reklamën e publikuar në revistë evidentohet se depozituesit e librezave të kursimit mund t’u paguhej, pa pasur nevojën e paraqitjes; qiraja e shtëpisë, fatura e energjisë, kuota e çerdhes etj. mjaftonte vetëm që arkës së kursimit t’i lihej një autorizim i posaçëm./dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT